Suplementi "Panorama Plus", njofton se këngëtarja Elvana Gjata ka zbuluar se është e dashuruar dhe e lumtur, duke mos zbuluar identitetin e të dashurit të saj.
Elvana, e cila së fundmi ka lansuar klipin e ri “Nuk jam më”, nuk ka pranuar asnjëherë të japë asnjë koment për jetën e saj private madje është irrituar shumë kur gazetarët kanë dashur të mësojnë më tepër mbi atë copëz aq të rëndësishme jete ku ajo nuk lë askënd të hyjë. Por si mund të evitohej ai detaj, aq më shumë që fansat e saj e duan edhe këtë informacion.
Natyrisht për djemtë që e pëlqejnë, i dashuri i saj konsiderohet si i lindur me këmishë pasi të fitosh zemrën e një vajze të bukur, një këngëtareje shumë të suksesshme edhe pse në moshë të re, është fat i madh.
Por, tani ajo nuk dëshiron të fshehë gjithçka, por e pranon se është e dashuruar dhe e lumtur. Madje është shumë e kënaqur që jo vetëm ata të dy, por edhe familjet e tyre janë të kënaqur për zgjedhjen që kanë bërë dy të rinjtë